Kirurgët vazhdojnë grevën

05 shkurt 2019 | 11:24

Mjekët kirurgë në Kosovë po vazhdojnë grevën edhe pas miratimit të Ligjit për pagat nga Kuvendi i Kosovës.

Me ligjin e ri është rritur edhe koeficienti për mjekët nga 3.5 sa ka qenë në 5.

Megjithatë, mjekët kirurgë kërkojnë të rangohen me koeficient më të lartë.

Arbër Morina, kirurg, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se greva do të vazhdojë edhe më tej, me kërkesën për rregullimin e koeficientit.

“Greva vazhdon njësoj, pa kurrfarë ndryshimi, me të njëjtën kërkesë dhe me të njëjtin intensitet. Ne po kërkojmë rregullimin e koeficientit dhe rishikimin e ligjit, për faktin se me ligjin e fundit të miratuar në Kuvend, kemi konstatuar shkelje të rënda në procedura dhe në përmbajtje, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne mendojmë se ky ligj duhet të rishikohet dhe të riformulohet”, ka thënë Morina.

Mjekët kirurgë e kanë nisur grevën më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të saj nga ana e Federatës Sindikale e Shëndetësisë, greva vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Rowan Atkison ka një vit që ka…