Kirurgjia mbetet pa profesor nga shtatori (Video)
Dega e kirurgjisë në Universitetin e Prishtinës nga muaji shtator do të mbetet vetëm me staf asistentësh e pa asnjë profesor të rregullt.
I fundit që do të pensionohet nga kjo katedër është Arsim Morina I cili duke mos u deklaruar për kamerë pasi siç tha është jashtë vendit, fajtore për këtë situatë ia dekanën e fakultetit të mjekësisë Suzana Mangjukën e cila sipas tij kur mori mandatin në katedër kishte 15 profesorë e tashti është vetëm një dhe askush nuk u zëvendësua.
E gjendjen e krijuar në degën e kirurgjisë, pritet që ta zgjidhë konkursi për avancim të stafit akademik që ka hapur UP-ja.
Por në fakultetin e mjekësisë janë shfaqur probleme rreth konkursit pasi për të tretën herë po nderohet kryetari I komisionit recensues.
Për këtë situatë fakulteti I mjekësisë kërkoi ndihmë nga rektorati.
E në këtë drejtim veçse janë duke punuar në selinë e Universitetit të Prishtinës, derisa dekanja e mjekësisë Suzana Mangjuka, për profesorin Arsim Morina dhe akuzat e tij ndaj saj tha se po i bën për shkak të ndëshkimit që i ka bërë njësia akademike që kjo drejton për mosmbajtje të ligjëratave .