Kirurgjia Torakale operoi 50 pacientë me pajisjen bashkëkohore
23 maj 2019
| 16:04
Pas pajisjes me skalperin ultrasonik nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Trokale, kanë operuar 50 pacientë të cilët më parë ishin operuar me metoda klasike.
Përmes saj është rritur performanca profesionale, por kanë përfituar pacientët ngase gjatë ndërhyrjes ka pak gjakderdhje e dhimbje.
Njëkohësisht, është shkurtuar koha e operimit, është mundësuar mbrojtja strukturave anatomike përreth dhe gjatë prerjes në operacion
Një operacion i tillë jashtë vendit ka kushtuar 25 deri në 30 mijë euro, përderisa nga muaji shkurt, kur ka hyrë në punë kjo aparaturë, pacientët po e marrin shërbimin në klinikë.
/Epoka e re/