Kirurgu australian operon në Kosovë fëmijët me probleme të traktit gastrointestinal

17 tetor 2024 | 15:16

Për herë të katërmbëdhjetë, në mision për të operuar fëmijët me probleme të traktit gastrointestinal, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, po qëndron profesor Padyy Dewan nga Australia.

Gjatë misionit të tij për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, me ç’rast parashihet të operohen 15 fëmijë me diagnoza të ndryshme.

Për të falënderuar atë për punën dhe kontributin e dhënë, profesor Dewanin, në takim e pritën drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, u.d. drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Osman Hajdari dhe dr. Ardian Shefkiu.

Gjatë takimit ata i shprehën mirënjohje për punën, kontributin dhe angazhimin maksimal që po tregon për të ndihmuar fëmijët e Kosovës.

Në takim ishte prezent edhe drejtori u.d. drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, dr. Sejdi Statovci.

Nga misionet e deritanishme të profesor Dewan, deri tani kanë përfituar mbi 350 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Rubin Kazanit Rashid Rakimov ka njoftuar se sulmuesi…