Kirurgu ngatërron veshkën me tumor dhe e heq
13 nëntor 2018
| 11:33
Një mjek ka ngatërruar veshkën me një tumor dhe e ka hequr nga trupi i pacientes. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një spital në Florida në Wellington Regional Medical Center.
Viktimë ishte një grua 51 vjeçe që në vitin 2016 i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ajo së fundmi kishte kërkuar ndihmën e mjekëve për një dhimbje që iu shkaktua gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur vite më parë.