Kirurgu plastik e padit Ronaldon

26 nëntor 2024 | 14:00

Eksperienca e dytë në Manchester United për Cristiano Ronaldon nuk ishte aspak pozitive në fushën e blertë. Por, yllit portugez i ka dalë problem edhe jashtë fushës për atë periudhë.

Në fakt, kirurgu plastik, Roshan Ravindran e ka paditur 39-vjeçarin me pretendimin se ia ka atij borxh 48.000 euro për shërbimet që ia kishte bërë ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit e Juventusit dhe anëtarëve të familjes së tij.

Sipas tij, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve i detyrohet atij për trajtimet e ofruara kur ishte në “Old Trafford” në vitet 2021 e 2022. Specializimet e ish-kardiologut përfshijnë botoksin dhe fillerat, kujdesin e lëkurës dhe ngritjen e vetullave. Ai nuk e përmend partneren e lojtarit, Georgina Rodríguez, por pretendon se ka punuar për Ronaldon “dhe anëtarët e familjes së futbollistit” në klinikën e tij “Cheshire”. I pyetur në lidhje me padinë nga tabloidi britanik “The Sun”, mjeku Rosh theksoi: “Ka një çështje ligjore në vazhdim dhe, si profesionist, nuk diskutoj për pacientët e mi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B…