Kirurgun “hero” e zë gjumi në dysheme, bëri shtatë operacione pa pushim
01 shtator 2019
| 13:27
Një kirurg nga Kina zgjodhi të mos bënte asnjë minutë pushim që pacientët të merrnin trajtimin në kohë.
Dai Yu bëri plot shtatë operacione dhe më pas e zuri gjumi në korridorin e spitalit. Ai filloi punën në 8:00 të mëngjesit dhe e përfundoi në 17:00 të pasdites.
Ishte aq i lodhur, sa u ul në dysheme të flinte për 10 minuta sa kolegët të përgatisnin sallën për operacionin tjetër.