KISA për një vit i ka ofruar ATK-së eksperiencë në sigurinë kibernetike
Vitin e kaluar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Internet dhe Siguri të (KISA), patën nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.
Qëllimi i këtij memorandumi ishte lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve, për promovimin e projekteve që nxisin bashkëpunimin, në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.
Në kuadër të këtij memorandumi, ATK-ja ka implementuar një projekt në ngritjen e kapaciteteve teknike, si dhe transformimin e përvojës në sigurinë kibernetike të sistemeve informative.
Projekti në fjalë ka përfunduar me sukses, mirëpo ATK dhe KISA kanë shprehur interesim dhe gatishmëri që bashkëpunimet të kësaj natyre të ketë edhe në të ardhmen.
KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK ka krijuar vija të bashkëpunimit!
/Epoka e re/