Kisha anulon meshat e së dielës
Ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, ka njoftuar se meshat e së dielës do të anulohen për besimtarët e besimit katolik. Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj koronavirusit, pandemi me të cilën po gjithë bota dhe vendi.
Gjergji tha se situata emergjente dhe rrethanat lidhur me koronavirusin kanë bërë që meshat e nesërme do të celebrohen pa praninë e besimtarëve.
“Fort të dashur, sikur ju kemi bërë me dije se situata emergjente dhe rrethanat rreth pandemisë Coronavirus mund të ndryshojnë nga ora në orë në vendin tonë, me dhimbje më duhet t’ju ftoj që meshat e nesërme në të gjitha kishat tona të celebrohen pa praninë e besimtarëve”, njofton Dodë Gjergji.
Ipeshkvi luti besimtarët që ta mirëkuptojnë këtë vendim dhe gjatë meshave të qëndrojnë në shtëpi.
“Lus besimtarët që të na mirëkuptojnë dhe gjatë kohës së meshës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe nga aty të na bashkohen në lutje për vete, për familjet dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ipeshkvi juaj, Dodë Gjergji”, ka njoftuar Ipeshkvi Dodë Gjergji.
Kujtojmë se Vikari i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji, dyshohej se ishte prekur me koronavirus, sepse ishte i afërm me 77-vjeçarin e diagnostikuar me koronavirus, me të cilin ka pasur komunikim ditët e fundit. Por, Vikari i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji, i është nënshtruar testimit për të kuptuar nëse është prekur nga koronavirusi dhe ka dalë negativ.