“Kisha e Kockave” ndalon fotografitë
17 tetor 2019
| 11:41
“Kisha e Kockave” në qytetin Kutna Hora të Çekisë është kthyer në një vend ideal për të bërë fotografi. Vetëm 60 kilometra larg Pragës, objekti i kultit, i njohur si “Kisha e Kockave”, tërheq vizitorë të panumërt për shkak të dekorimit të pazakontë. Kockat e rreth 60 mijë skeleteve që janë zbuluar në zonën pranë kishës janë përdorur për ta dekoruar ndërtesën, kryesisht abazhurin e madh. 500 mijë veta hynë në kishë vetëm në vitin 2017 dhe numri pritet të rritet. Por shumë prej turistëve përpiqen t’i lëvizin kockat nga muret, t’i prekin, t’i puthin, t’u vendosin syza dielli e kapela vetëm për fotografi. Për këtë arsye fotografitë do të jenë të ndaluara.