Kisha Katolike ndryshon mësimet: Dënimi me vdekje, i papranueshëm
Papa Françesku i ka ndryshuar mësimet e kishës katolike në lidhje me dënimin me vdekje, duke thënë se ndëshkimi i tillë është gjithmonë “i papranueshëm” sepse e “sulmon” dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve.
Vatikani ka bërë me dije se Papa e ka miratuar ndryshimin në Katekizmin e Kishës Katolike, që është mësimi zyrtar i këtij institucioni.
Më herët, katakizmi thoshte se Kisha nuk e përjashton mundësinë e dënimit me vdekje “nëse ajo është mënyra e vetme e mundshme për të mbrojtur efektivisht jetën e njerëzve përballë agresorit të padrejtë”.
“Dënimi me vdekje është i papranueshëm pasi është sulm mbi paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit”, thuhet në tekstin e ri.
Në një letër shoqëruese që shpjegon ndryshimin, kreu i Zyrës së Doktrinës së Vatikanit, ka thënë se zhvillimi i doktrinës katolike mbi dënimin me vdekje nuk bie në kundërshtim me mësimet e mëparshme, porse është një evolucion. (Rel)