Kisha Protestante ‘Bashkësia Ungjillore e Mesisë’ më 16 tetor organizon ‘Darkën e Lamës’

08 tetor 2024 | 21:22

Më 16 tetor, në orën 18:00, në Prishtinë, Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” edhe këtë vit organizon festivalin e të korrave “Darka e Lamës”.

“Edhe këtë vit kisha jonë do të organizojë ‘Darkën e Lamës’ dhe shënimin e përvjetorit të Kishës sonë si dhe do të bëhet diplomimi i 8 studentëve në kuadër të Akademisë Teologjike, dhe 4 prej tyre do të mbrojnë gradën Master përndryshe kjo është hera e dytë pas vitit të kaluar, në historinë e krishterimit të Kosovës, që dikush me studime të këtilla brenda Kosovës do të marrë gradën master në arsimimin teologjik me bazë kishe. Kemi pra shumë arsye pse të festojmë. Do të festojmë së bashku më 16 tetor 2024 prej orës 18 (e mërkurë) te objektet tona në hyrje të parkut Gërmia në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer…