Kisha protestante në Vushtrri ka problem me hapësira për varreza
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin e Kishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që e preokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe.
Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit Elezi se Komuna e Mitrovicës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet fetare, prandaj edhe e mirëpret edhe bashkëpunimin me Kishën Protestante Ungjillore.
Pastori Banush Elezi, pasi e ka falënderuar nënkryetarin Mujka për pritje dhe gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje në zgjidhjen e disa çështjeve që e preokupojnë Kishën protestante dhe anëtarësinë e saj në Mitrovicë, ka thënë se aktualisht problem kryesor për besimtarët e kësaj kishe është hapësira për varreza.
Nënkryetari Mujka i ka thënë atij se komuna do të shqyrtojë me përgjegjësi këtë kërkesë. “Besoj se do të gjendet një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët”, ka thënë Mujka.
/Epoka e re/