Kisha rezerva për koalicionin LV-LDK

10 maj 2020 | 17:34

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se ka pasur rezerva sa i përket koalicionit LV-LDK.

Në një deklaratë për ‘arbresh.info’ Hyseni ka thënë se Kurti ka bërë konstatime të gabueshme shumë shpesh.

“Z. Kurti ka bërë konstatime të gabueshme shumë shpesh. Unë nuk e kam fshehur asnjëherë qëndrimin tim edhe publikisht. Unë kam pasur rezervat e mia për koalicionin LDK-LV. Veprimet e Qeverisë Kurti e kanë dëshmuar atë se unë kam pasur të drejt që kam pasur rezerva. Kurti duhet ta di dhe ta shoh se ka dështuar në menaxhimin e një qeverie që prisnim se do të jetë e ndryshimit. LDK-ja është përpjekur të bashkëpunojë me z. Kurti. LDK-ja e ka lutur atë me javë të tëra që të ketë kujdes në raport me ShBA-të”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti me qëllim e rrëzoi qeverinë pasi nuk donte të merrte përgjegjësi.

“Qeveria Kurti është vetrrëzuar. Sa që më le shijen se vetë z. Kurti ka pasur dëshirë që të ikë sa më parë prej pozitës që ka pasur. Tash kemi një qeveri të rrëzuar me mocion dhe atë me votë bindëse”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda verës Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg…