Kishat ortodokse shqiptare dhe uzurpimi i tyre nga shteti serb (1)

14 shkurt 2023 | 15:55

(Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës, projekte të hershme të Serbisë)

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Falsifikimet e Akademisë së Shkencave të Serbisë në formë sistematike që i përdorin elitat e inteligjencës serbe të formuluara si “argumente historike” të krijuara nga qendrat pansllave, shërbejnë si dëshmi për të treguar “të drejtën historike” dhe ta shtrojnë rrugën për arsyetimin e politikës së tyre ekspansioniste, presektimin e vazhdueshëm në kohë paqeje, duke e përdorur kurdoherë gjenocidin dhe spastrimin etnik në kohën e luftërave në dëm të shqiptarëve, të cilët përfaqësojnë “muzën e gjallë” të kulturës botërore.

Nga ky invasion serbosllav i inteligjencës serbo-ruse që ka filluar ta dominoi Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë janë sulmuar kisha të ritit ortodoks bizantin shqiptar të cilat element serb përvetësoi si të tilla, edhe pse serbët në përgjithësi nuk kanë një kulturë të tyre origjinale e aq më pak histori, sepse dihet kush është populli autokton dhe më i vjetri i Gadishullit Ilirik (shqiptarët) dhe kush është i ardhur (serbët).

Nuk dua të kthehem prapa në histori, por për të treguar kush janë serbët duhet parë gjatë dy shekujve të fundit gjenocidin që e kanë bërë mbi popullin shqiptar, dëbimet masive për ta shpopulluar popullatën vendase dhe në vend të tyre e vendosën popullatën serbo-sllave.

Vazhdimisht si popull i egër që ishte një pjesë e popullatës, me theks të veçantë nga periudha e Dushanit i konvertojnë ritin ortodoks sllav duke përfshirë këtu edhe elementin ortodoks shqiptar dhe kuptohet edhe atë të krishterë. Ky konvertim që bëhej ndaj popullit shqiptar me qëllime asimiluese zgjatë nga ajo kohë deri në vitin 1989 kur Sllobodan Millosheviqit erdhi në Gazimestan për ta shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës e që edhe ky është një fakt tjetër që tregon se serbët nuk kanë histori të vetën në Kosovë, prandaj i festojnë betejat e të tjerëve si të tyre për ta përvetësuar historinë me argumentin e forcës. Serbët ishin në aleancë me turqit.

Madje për tu dukur shumë në atë tubim pjesa dërmuese e serbëve pjesëmarrës u sollën nga Serbia me dhunë sepse në Kosovë elementi minoritar duke përfshirë këtu edhe serbët ishin tejet pak, më pa se 0, 1 për qind. Për ta bërë historinë e tyre dhe më minore, ata ndërtuan në atë kohë disa kisha në pjesë të ndryshme të Kosovës, e në mesin e tyre ndërtuan edhe atë në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, kisha këto të cilat kurrë nuk u funksionalizuan sepse ishin pa identitet, nuk ishin kisha por makete politike.

Liderët serb për ta mbajtur popullin më afër Kosovës sajuan disa slogane krejt false si: “Jetën e japim Kosovën se japim” apo “Kosova është Serbi” e ngjashëm parulla këto që i nxitën shumë njerëz për të ardhur në Kosovë në luftën e fundit për të bërë gjenocid dhe spastrim etnik. Edhe përkundër kësaj barbarie të makinerisë ushtarake serbe nuk u arrit asgjë, sepse populli serb ishte pushtues dhe nuk ishte në vendin e vet.

Për këtë arsye Sllobodan Millosheviqi si president i Serbisë brenda Jugosllavisë nga viti 1989-1997, por edhe si president i Republikës Federale të Jugosllavisë nga viti 1997 deri në vitin 2000, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ai u bë kreu i parë në detyrë i shtetit që u akuzua për krime lufte. Edhe pse i ndihmuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të gjitha të bëmat në ish-Jugosllavi me qëllim të formimit të Serbisë së Madhe ashtu siç parashihet edhe në librin “Memorandumi për Kosovë e Metohi” i botuar nga kisha ortodokse serbe, Millosheviqi së bashku më Akademikët dhe Kishën Ortodokse e humbën betejën.

Kjo tregon se lufta e Akademisë serbe për ta përvetësuar një pjesë të historisë sonë ishte e gjatë, por e pasuksesshme. Tendencat pushtuese ishin rishfaqur pas vitit 1878  edhe në vitin 1912, kur Serbia me fuqi të madhe ushtarake, e armatim modern rus të kohës, e okupoi Kosovën përkohësisht. Tendenca tjetër e okupimit të Kosovës nga Serbia u bëmë 8-10 korrik 1945 në Kuvendin e Prizrenit. Ky kuvend duhet theksuar se nuk ishte as i pari e as i fundit, i cili solli vendime që Kosova të aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Duhet cekur se aneksimi nga kjo njësi federale kishte filluar qysh më herët, ndërsa nga ky Kuvend pushtetarët jugosllavë kërkonin formalisht vetëm një “verdikt të popullit”.

Tendencat e Serbisë për ta okupuar Kosovën vazhduan edhe më 23 Mars 1989, kur Serbia me trysninë e tankeve të ushtrisë jugosllave dhe terrorin e tejskajshëm të policisë, suprimoi autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974 me të cilën shqiptarët kishin fituar statusin më të lartë politik e juridik deri atëherë në kuadër të federatës jugosllave. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm “reformë agrare”, “aksion”, “aksion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit” etj. Në emër të kësaj, Kosova u kolonizua, u dogj, u grabit, shkatërruar dhe u tjetërsua çdo gjë që e argumentonte të kaluarën tonë dhe lashtësinë e autoktonisë në Gadishullin Ilirik që tash së voni quhet Ballkanik.

Serbia në asnjë kohë nuk ka mundur ta gjëj madje asnjë dokument që e dokumenton autoktoninë e vet në këto troje. I vetmi dokument i tyre ka qenë gënjeshtra dhe dezinformimi, për mes të cilit kanë mbijetuar deri më sot. Kjo armë e egër e Serbisë ka funksionuar deri vonë për shkak se Serbia nuk i lejonte shqiptarët që t’i hapnin shkollat e tyre. Për shkak të këtyre rrethanave serbët krijuan lehtësisht mitet e tyre të rrejshme. Ata, këto mite të historisë i shfrytëzuan për mashtrim, dezinformim, nënshtrim dhe shkatërrim të vlerave tradicionale të popullit shqiptar. Shumë kohë shkrime mbi historinë tonë të lavdishme u shkruan, jo nga ne, por sipas dëshirës së sundimtarëve-pushtueseve.

Prandaj dezinformimi historikisht u bë vegël në shërbim të aspiratave të kishës ortodokse serbe dhe Akademisë së Arteve të Serbisë. Këta “akademik” shpikën në studimet e tyre duke blerë edhe studiues të haj, për ta forcuar idenë e tyre mbi historiografinë e Kosovës që ka të bëj me origjinalitetin e kishave ortodokse shqiptare, duke mohuar ndërtuesit e tyre bizantin dhe origjinën autoktone të këtyre kishave, për ti arsyetuar uzurpuesit e këtyre kishave që ishin serbët. Këta gjatë gjithë historisë lidhën aleanca të forta me rusët dhe turqit për ti dëmtuar shqiptarët. Bashkëpunimi sllavo-otoman zgjati një kohë të gjatë, në fillim si vasal dhe aleat, sa edhe gjatë shek. 16-të kur Mehmet Pasha Sokoloviqi emëroi vëllanë e tij, Makarie Sokolloviqin për patrik dhe rivendosi selinë në vitin 1557.

Kjo qe lëshuar gjatë kryengritjes shqiptare nënë udhëheqjen e Pjetër Bogdanit kundër otomanëve, kur Patriku Arsenije Çernojeviq u shpërngul së bashku me shqiptarët në veri në vitin 1690. Ata lansuan teza të llojllojshme në shtypin ndërkombëtar dhe vendorë kundër shqiptarëve duke u mbështetur në paragjykime dhe duke përdorur epitete të natyrave jo etike siç janë: “Shqiptarët e egër”, “pushtuesit shqiptar”, “terroristët shqiptarë”, etj. Me kalimin e kohës “akademiket” shpikën tezen se Kosova është Jerusalem i Serbisë edhe pse në Kosovë nëntëdhjetë për qind e 2.2 milionë të popullatës së Kosovës janë shqiptarë etnik (qysh nga koha parahistorike).

Akademikët serb  kishin zgjedhë më të mirin prej tyre Radivoje Papoviçin, një kolonist serb nga Hercegovina (student me nota më të ulëta, pa magjistraturë fitoj titullin doktor, alkoolist i madh dhe shkencëtar sharlatan, biolog që u bë rektor i Universitetit serb të Prishtinës në vitin 1991 vetëm pse i shante dhe fyente shqiptarët publikisht duke e shpërfaqur pa kurrfarë rezerve gjuhën e urrejtjes kundër popullit shqiptar. Në këto baza të urrejtjes pansllave kundër shqiptarëve qëndronte edhe “Memorandumi” i Akademisë serbe të shkencave më 1986, i cili në të vërtetë përfaqësonte një version të sintetizuar të të gjitha Projekteve të mëparshme për spastrimin etnik (gjenocidin) në Gadishullin e Ilirisë qysh nga shekulli 19-të.

Gjatë sundimit të Perandorit Komneni shumë kisha të Kosovës qenë rindërtuar, qëndrojnë edhe në ditët tona duke përfshirë Shinkollin në Pejë (e ashtuquajturat patriakat), Shën Mëria në Prizren, kishë kjo albano-bizantine me dekorimet e saj është më origjinalja mes kishave. Në pjesën kryesore të kishës, në mesin e zbukurimeve më tërheqëse janë dy shqiponja dykrerëshe të ngjyrës së kuqe që mbizotërojnë altarin me madhështinë e tyre në brendësinë rrethore. Kuptohet shqiponja dykrerëshe është simbol pellazgo-ilir dhe bizantino-shqiptar. Pastaj Kisha e Ulpianës afër Prishtinës, Kishën e Damianit.

Disa kisha u ndërtuan për të shenjtin e tyre të Kosovës,siç është shenjti shqiptar Shën Kolli i kohës bizantine (Shin Kolli). Kisha u ngrit mu në rrëzën e Alpeve të larta shqiptare të Dukagjinit pranë Bistricës dhe në hyrje të Grykës së Rugovës.

Festa e këtij shenjti është festuar me shekuj në anët tona. Kurse në literaturën sllave kisha quhet Patrikana e Pejës, ky emërtim u arrit në kohën e familjes Nemanja. Kishat ortodokse të Kosovës qenë themeluar ndër shqiptarë shumë më herët  se ardhja e serbëve, madje mijëra vjet më parë, sepse ata kur erdhën këndej ishin barbarë. Këtu duhet përmendur kishën ortodokse të Pejës që tradicionalisht është quajtur Shinkolla ose Kollashin d.m.th Shën Nikolla nga shqiptarët (sipas personalitetit udhëheqës të traditës krishtere shqiptare i cili është i varrosur në pjesën jugore të kishës). (Vijon)

 

Zhujë Veseli, një vojvod shqiptar nga Rugovë, duke ruajtur Patriarkanën e Pejës, Kishën e Shën Kollit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja po kalon një moment shumë të vështirë. Klubi parisian…