Kishat ortodokse shqiptare dhe uzurpimi i tyre nga shteti serb (2)

15 shkurt 2023 | 11:23

(Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës projekte të hershme të Serbisë)

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Në Shqipëri Shën Kolli ishte shenjtori më i popullarizuar dhe ka më shumë kisha e institucione fetare pas Zojës së Bekuar, ndërsa në Kosovë është vetëm një kishë kushtuar këtij shenjtori, në Janjevë , vendbanim i cili për herë të parë zihet në gojë në vitin 1303 nga Papa Benedikti XII si qendër katolike. Megjithatë, shumë familje katolike anembanë Kosovës (Selmani, Mrijaj, Gjinaj, Nikollaj, Përgjoka, Karrica, Paloka, Gojani, Curri, Spaqi, Gjonlleshaj) e festojnë ditën e Shënkollit si festë familjare. Numri i shqiptarëve ortodoks nuk është i vogël, ky numër sillet rreth 4.000.000, prej tyre 1.000.000 jetojnë në Shqipëri dhe Greqi, 2.000.000 jetojnë në Itali, enklava me shqiptar ortodoks ka edhe në Bullgari, Ukrainë, Rusi etj. Një numër i madh i shqiptarëve ortodoks ishte edhe në Maqedoni por që sistemi sllavo-komunist i asimiloi gradualisht por që pas fillimit të epokës së demokracisë ata kanë filluar të kthehen në identitetin e vjetër (në shqiptar ortodoks). Në Greqi jetojnë rreth 3 milionë “arvanit”, që banojnë në 696 katunde dhe 15 krahina. Edhe në Mal të Zi kishte shumë shqiptarë ortodoks, një pjesë e madhe e Malit të Zi. Brendia e këtyre kishave qe dekoruar me simbolizmin tradicional ortodoks shqiptar dhe perandorak të kohës, të mbizotëruar nga shqiponja dykrerëshe e trashëguar nga Justin Jani, e që nën sundimin otoman pas Luftës së Kosovës, kur serbët qenë në aleancë me turq sikurse tash që janë rreshtuar me rus, simbolizmi dhe shkrimi qe ndërruar sistematikisht. Me 3mars 1878, një traktat paqe u nënshkrua nga ana e ruse dhe perandoria otomane në Shën Stefan që përfundoi Luftën ruso-otomane të viteve 1876-78. Si pasojë e kësaj marrëveshjeje në dëm të shqiptarëve autokton, filloj një egzod i madh nën trysninë e ushtrisë serbe, me tërheqjen e popullatës shqiptare nga Dardania Lindore (Regjioni i Toplicës me qendër urbane në Nish). Rreth 600 vendbanime shqiptare qenë djegure rrënuar nga barbarizmi i ushtrisë serbe dhe ruse, duke e copëtuar dhe sakatosur etnikumin shqiptar. Sipas akademikut Josip Rogliq i cili thotë se: “E tërë terminologjia gjeomorfologjke dhe emrat gjeografik të Gadishullit Ilirik i takojnë gjuhës Ilire”. Madje Iliria ka edhe martirët e parë të krishterimit, Florin dhe Laurin nga Ulpiana, kryeqendra e Dardanisë afër Prishtinës të cilët u vranë gjatë sundimit të Hadrianit (117-138). Ne mesin e emrave të të shenjtëve që kanë mbetur si emër-vende është edhe Mitrovica, që lidhet me shenjtërinë e famshme Shmitrin (Shën Mitrin-Shën Dhimitri) që u martirizua në Simium të Dardanisë Veriore ose Moezisë, ku ishte selia e Perandorisë Romake rreth dyqind vjet. Kisha e Shën Dhimitrit në Dardaninë veriore, që tani mbanë emrin Mitrovica me gjasë u shkatërrua me depërtimin e hordhive barbare rreth shekullit 11. Në pjesën qendrore të respublica-Ulpiana, qëndrojnë themelet e Bazilikës, që njihet qysh nga kohërat Romake. Prefekti i Ilirikumit, Leontini themeloi këtë kult duke ngritur për nderë të tij një kishë të madhe në Selanik në shekullin 6-të. Në Gadishullin e Ilirisë janë ngritur më se 200 kisha për nder të tij. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët e festojnë festën e Shmitrit e cila është festë edhe e komunitetit shqiptarë mysliman. Në Deçan me rrethinë festa e Shmitrit festohet nga komuniteti katolik dhe mysliman. Madje në fshatin Belle festa e Shmitrit ishte ndër festat kryesore të vitit.

No description available.

Shqiptarët duke festuar festat e vjetra të motmotit në Kishën e Deçanit

 

Meqenëse jemi tek ortodoksizmi shqiptarë këtu një vend të madh e zë Konstandini i Madh i cili e ktheu perandorinë pagane në perandori krishtere, kurse Justiniani i Madh ia dha trajtën përfundimtare duke ndërtuar Shën Sofinë në Konstandinopojë. Krishterimi ishte bërthama e jetës bizantine, duke nxjerrë fuqinë e saj nga Zoti. Krishti si “Pantikrator” është figura e gjithëfuqishme që vendosej në qëndër të kupës. Pra në mesin e figurave të ndritura të Ilirisë është edhe Konstandini i Madh, perandori romak, i cili së bashku me Dioklecionin ndërtoi Konstandinopojën, kryeqendrën e qytetërimit perëndimor për 1.000 vjet. Dimitrije Tucoviçi, Kosta Novakoviçi, Dushan Popoviçi, Dragisha Lapçeviçi, e të tjerë që, gjatë viteve 1912-13, e pranuan hapur dhe u deklaruan botërisht se Serbia e kishte pushtuar Kosovën, madje ata kundërshtuan krimet e llahtarshme të shtetit serb ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare në Kosovë. Për fat të keq, këto krime u përsëritën fill pas Luftës së Parë Botërore, më 1918-1919, pastaj gjatë periudhës mes dy luftërave botërore, në fund të Luftës së Dytë Botërore (1944-1945), pastaj gjatë viteve 1946-1966, e rishtazi edhe gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar (1989-1999), u pa haptazi se Serbia e donte Kosovën pa shqiptar, për këtë arsyeje ushtroi gjenocid, vrasje në masë dhe shkatërroj çdo gjë që ishte shqiptare.

Arbanasit-shqiptarët e pranuan krishterimin qysh në shekullin e parë, kur komunitetet tjera nuk ekzistonin apo ishin pagan. Kisha serbe dhe ajo greke bënë një luftë të gjatë dhe pa kompromise kundër popullit shqiptarë gjatë gjithë historisë e që kjo luftë vazhdon edhe sot. Në ketë kontest Justiniani i Madh, emri i vërtet i tij (Petrus Seblatius), zmbrapsi depërtimin  e barbarëve sllav në vitet 550-551 të cilët si barbar që ishin shkaktuan dëme të mëdha. Siç dihet aktiviteti kishtar i Justinianit të Madh veçohet me mësimin ortodoks, që është dëshmuar më ngritjen e kishave dhe shumë vendeve të bamirësisë. Ai është i njohur për riorganizimin administrativ dhe kishtarë por edhe për mbishkrimin e kodifikimit të ligjeve të njohura si Codex Justinianus (534). Këtu duhet përmendur një të dhënë të studiuesit P.Slijepçeviq i cili mes tjerash thotë: “Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari as në artin e pikturës” pra të zbukurimit të kishave. Kështu, në qytetin e vjetër të Ohrit, në vitin 1295, ishte fisniku shqiptar dhe gjenerali i ushtrisë bizantine Progon Zguro i cili e ndërtoi njërën nga kishat më të bukura  të Ohrit-Kishën e Shën Klementit, të njohur si Nëna e Shenjtë e Zotit-Perivleptos. Progon Zguro ishte dhëndër i perandorit bizantin Andremakut të II-të Paleolog. Zguroja ishte baxhanak me mbretin serb Millutin Nemanjiq, i cili gjithashtu ishte i martuar me Simonidën, kur ajo ishte ende fëmijë, në moshën tetëvjeçare, ndërsa Millutini ishte plak dhe ishte martuar tri herë më parë. Millutinie kishte verbuar djalin e vet Stefanin “pa kurrfarë hetimesh gjyqësore”, që u ngrit kundër të atit për të marrë fronin. Stefanin e përmbysi biri i tij Dushani, duke u ngritur në fortesën e Zveçanit, dhe kështu me radhë. Edhe pse ndodhi kështu kisha ortodokse të gjithë këta i shpalli të shenjtë”.

No description available.

Kisha e Shën Spasit (Shpëtimtarit), ose kisha e gogëve (vllehëve), si thotë populli. Kjo ka historinë e saj. Serbët e kanë djegur disa herë në kohën e sundimit, se vllehët nuk pranonin gjuhën serbe në kishë. Ka atje disa varre të vjetra me kryeshkrime greqishte që mund të na shërbejnë si dokumente historike, për të vërtetuar se pjesa më e madhe e popullsisë serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptaro-rumune e serbizuar përmes kishës dhe e cila dikur, ka dashur ta rrojë jetën e vet kombëtare. Lagjja e kolonisë së Cincarëve (Gogëve, Arumunëve), të cilët kanë qenë kryesisht kalldrëmxhinj, muratorë, kallajxhinj dhe kazanxhinj. (Mtrush Kuteli, cituar sipas Salajdin Krasniqit, Prizreni udhëtim nëpër kohë).

 

Mirëpo në këto kohëra shumë prijës shqiptar siç u pa edhe më lartë e kishin mbështetjen e udhëheqësve me ndikim të Konstantinopojës. Kështu që në vitin 319-të, tre vëllezërit Muzakaj, Mentuli “kont i Këlcyrës”, Andrea “marshall i mbretërisë së Arbërisë dhe Teodori “protosebast” ishin bashkuar në një koalicion të gjerë kundër mbretit të Serbisë, Uroshit të II-të. Ky koalicion që drejtuar nga Papa Joani XXII. Në vitin 1330 Adrea u bë i pari i shtëpisë së Muzakajve. Ai kishte fituar aq famë e ndikim saqë perandori i Bizantit, Andronik II Paleolog, i dha atij titullin e lartë të despotit. Pas rënës së Perandorisë Bizantine, Andrea Muzaka i theu forcat e kralit serb Vukashin në malet e Peristerit dhe po atë kohë ai rrëmbeu Mark Kraleviqit qytetin e Kosturit. Në këtë qytet Muzakajt ngritën një kishë, Shën Athanasin e Muzakajve, të zbukuruar me afreske shumë cilësore, e cila ruhet ende sot. Siç u tha më lartë, afër Prishtinës, në fshatin Graçanicë, gjendet manastiri i vjetër po më këtë emër, ku ka qenë selia e arqipeshkvit të Lipjanit qysh në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise dhe ishte ndërtuar në vitin 930.  (Vijon)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua, e cila pretendon se ka punuar si agjente…