Kishat ortodokse shqiptare dhe uzurpimi i tyre nga shteti serb (3)

16 shkurt 2023 | 13:54

(Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës projekte të hershme të Serbisë)

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Mbreti Millutin Nemanjiq e ka meremetuar e rindërtuar këtë manastir në gjysmën e parë të shekullit XIV, por ndryshime të tjera arkitektonike janë bërë në këtë manastir gjatë disa shekujsh. Për pikturimin e afreskeve të Graçanicës sunduesi serb kishte angazhuar të njëjtit piktor shqiptar që i kishte angazhuar fisniku shqiptar Progon Zguro për zbukurimin e kishës së Ohrit-Mëhill Astrapën dhe Eutihun. Vlen të ceket se Millutini ka rindërtuar edhe disa kisha të tjera, gjithashtu me vlerë të madhe arkitektonike, si p.sh. manastirin Banjska afër Mitrovicës dhe kishën e Zojës së Bekuar (Shna-Prendës) në Prizren (Sveta Peta, Levishka), e cila ka ekzistuar si e tillë edhe para ardhjes së Nemanjiqëve në këto vise (ashtu si Graçanica). Kështu që Millutini kishës së (Shna-Prendës) në Prizren pasi e kishte marrë për vete, ja kishte rregulluar kulmin.

Sidoqoftë shqiptarët kanë një histori të fuqishme, janë raca më e vjetër në Evropë (W. Peacock), kanë gjuhën më të vjetër në Evropë, gjuhën unikate me numër rekord shkronjash (36 sosh), dhe janë të parët që e pranuan krishterimin në Evropë. Pas ndarjes së kishës bizantine nga Roma në vitin 1054, krishterimi u nda në kishën ortodokse bizantine në lindje dhe kishën katolike në perëndim. Kjo ndarje ndodhi siç dihet për shkak të mospajtimeve doktrinare. Por krahina e Dardanisë gjegjësisht Albania duke qenë e vendosur në mes përplasjeve të lindjes dhe perëndimit, kishat kontestuese u bënë zonë ku Konstantinopoja dhe Vatikani ushtruan rivalitetin e tyre. Në fillim të shek. 12, në Albani ekzistonin 20 peshkopata. Peshkopatat e Shqipërisë Veriore vareshin nga Arqipeshkvia e Tivarit, ato të Shqipërisë Qendrore vareshin nga Metropoli i Durrësit derisa ato të Shqipërisë së Jugore nga Arqipeshkvia e Ohrit. (Këto dy të fundit ishin të lidhura me Patrtikanën e Konstantinopojës).

Peshkopët duke qenë nënë akuzat e Papës nga Roma, ose nga Patriku nga Konstantinopoja, ndërronin ritin e tyre sipas situatës politike, duke u luhatur nga katolicizmi në ortodoksizëm dhe vice-versa. Në shekullin 11-të Prizreni ishte seli e ipeshkvisë bizantine.

Në vitin 1557, si shpërblim për kontributin që dhanë serbët për pushtimin e Hungarisë, Sulltaninën ndikimin e Mehmet Pashë Sokoloviqit, u mundësoi atyre (serbëve) të kenë patrikanën e tyre me seli në Pejë, që kishte juridiksionin mbi Maqedoninë, Bullgarinë lindore, Zetën dhe Bosnjë. Me pak fjalë Kishat ortodokse të Kosovës pa kurrfarë kundërshtimi janë monumente shpirtërore shqiptare, që u shfrytëzuan për qëllime të këqija nga okupuesit.

No description available.

Mbishkrimin e Fra Vita Kuçit mbi dyert e Manastirit të Deçanit, i pari e ka publikuar Jovan Rajić në historinë e tij (J. Rajić, Nav. delo, II, 581) e pas tij shumë autorë të tjerë. Kosta Jireçek-Radoniq, IstorijaSrba, II, Beo- grad, 1978. Kalki i mbishkrimit është paraqitur në “Istorija srpsko gnaroda, I, Beograd, 1981, f. 644”. Kurse në studimin më të vonë të G. Subotiqi, i cili merret si kronisti kryesor i jetëshkrimeve të Deçanit (kishës së Deçanit), tregon për vërtetësinë e ndërtimit të objektit të kishës që është përfunduar në sezonën e vjeshtës së vitit 1334. F. Mehmetaj, Deçani nëpër shekuj, Prishtinë 2020)

Me të njëjtin profil është edhe Kisha e Deçanit një manastir i vjetër liro-arbrorë që më vonë u uzurpua nga Dushani dhe suita e tij si shumica e kishave të vjetra shqiptare të cilat u përvetësuan nga serbët pasi u vendosën në këto hapësira. Manastiri i Deçanit u quaj edhe Kisha e Gashit, ngase pjesëtarët e këtij fisi e ruajtën këtë kishë me qindra vjet.

No description available.

Manastiri Iliro-Arbëror i Deçanit

Duhet përmendur se pjesëtarët e fisit të Gashit i përkasin tri religjioneve, si p.sh, në regjionin e Pejës këtë mbiemër e mbajnë familjet myslimane, katolike dhe ortodokse (Gashiq-i).Këtu studiuesi Slijepçeviq, duke folur mbi ndërtimin e kishës së Ulpianës (Graçanicës) thot: “Në të vërtetë, sipas shënimeve historike, ky manastir ka ekzistuar më parë, sikurse faltoret tjera para së të vinin sllavët”. Kisha e Ulpianës është një katedrale dhe arqipeshkvi e vjetër dhe madhështore bizantine në Dardani për një kohë të gjatë gjysh nga mesjeta e hershme. Pra objektet e përmendura më parë siç janë kisha në Lipjan, Graçanicë dhe Zonja Prene (Ljevishka) në Prizren etj, u përkasin objekteve të ndërtuara qysh gjatë shek. të VI-të dhe të VII-të ose ato të shek. të IX-të dhe të XI-të. Lidhur më këtë akademiku, D. Bogdanoviq, tregon se, dy qytete bizantine që i okupoi Stefan Nemanja, Prizrenin dhe Lipjanin, aso kohe ishin qendra fetare. Po ashtu, V. Markoviq, tregon edhe se, mbreti Millutini (1282-1321) nuk ndërtoi asnjë manastir të ri, ai vetëm i rindërtoi manastiret e vjetra që ishin aty. Edhe në Kartën e Stefan Deçanit (burim mesjetar serb i shek. të XIV-të) thuhet se: “Kisha e Shën Prenës ka ekzistuar që nga kohërat e mbretërve të stërlashtë”.

Një kishë tjetër e lashtë pak e përmendur është Kisha e Argjentarisë ose e Nova Bërdës, kjo kishë sot gjendet nënë gërmadhat, me siguri që nga koha e invadimeve të barbarëve. Këtu duhet përmendur edhe Kishën e Zveçanit e ndërtuar pranë kalas ilire që vazhdon të jetë fortesë bizantine vis-a-vis depërtimeve barbare për një kohë të gjatë. Ajo qëndron mbi Mitrovicë (ku gjendet faltorja kushtuar shëmitrit-Shën Mitrit ose Dhimitrit). Festën e Shmitrit e festojnë edhe sot e kësaj dite myslimanët edhe të krishterët në gjithë Kosovë.

No description available.

Kisha e Shën Premtës ose Xhamia e Xhumasë është një kishe dhe ish-xhami e vjetër në qytetin e Prizrenit. Ajo është uzurpuar dhe meremetuar në vitin 1306 nga Shtjefën Millutini, pasi kishte qenë më parë kishë latine. Mori statusin xhami në vitin 1455 nga Sulltan Mehmet Fatihu. Më 1306-1307”, Shën Premtja, Shën Prena vihet mbi themelet e një tempulli pagan të kushtuar hyjneshës ilire të pjellshmërisë dhe të lindjes, e cila u shërbeu banorëve dardanë, pastaj si bazilikë bizantine, kurse me ardhjen e serbëve Millutini e renovon në kishë ortodokse serbe të cilës edhe emri i përshtatet në Sveta Petka: kurse Bogotodica Levishka, lidhet me rrjedhën e mëhershme të lumit, i cili kalonte nga ana e majtë. Kurse me ardhjen e osmanlinjve, adaptohet në xhami të emërtuar si Xhuma Xhamia – Atëk Xhami.

Si kala Zveçani ishte rindërtuar dhe zgjeruar gjatë kohës së Justinianit të Madh, si pjesë e vijës mbrojtëse të Dardanisë, si parapërgatitëse kundër depërtimeve eventuale të barbarëve. Më vonë elementi serb u mbështet fuqishëm edhe nga Rusia, në këto rrethana popat nga Rusia filluan të vinin dhe të ndaleshin në Kishat ortodokse të Kosovës. Kjo ardhje e popave është pasojë e një marrëveshjeje të arritur nga Sulltan Sylejmani i I-rë me rusët që është arritur nënë ndikimin e Roksanës gruas së tij, që ishte me origjinë sllave.

Nga këto “restaurime” në brendësinë e kishave shpëtoi vetëm Shën Mëria e Pizrenit, meqë u shndërrua në Xhami herët me ardhjen e otomanëve.  Kjo u hedh në dritë pas restaurimit të saj nga xhamia në kishë pas vitit 1950. Rreth këtyre kontesteve F. S. Noli shkruante: “Fakti se shqiptarët kanë qenë të krishterë, para pushtimit otoman, heshtet. Shumë nga kishat dhe manastiret në Kosovë datojnë qysh nga koha  kur, para serbëve, vendin e zotëronin bullgarët, ndërsa shqiptarët  kishin po të njëjtin besim”. Serbët duke i vënë në lëvizje të gjitha forcat diplomatike të kohës arritën një ujdi e bashkëpunim më otomanët që vazhdojë deri në kohërat e vona, kurse shqiptarët u diskriminuan dhe shkatërruan prej dy palëve, por mbijetuan dhe dolën triumfues sepse e drejta njerëzore dhe historike ishte në anën e tyre. (Fund)

No description available.

Kulti i Shën Angjelinës shqiptare: Angjelina ishte e bija e princit të famshëm shqiptar Gjergj Arianiti dhe e motra e Donikës, gruas së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Princërit shqiptarë të mesjetës shquheshin edhe për lidhjet e tyre me kishat dhe manastiret. Kult i Shën Angjelinës ka vazhduar për pesë shekuj dhe ka depërtuar edhe tek serbët. Shqiptarët deri në kohët e vona, por edhe sot, varrin e Dushanit e konsiderojnë si varr të mirë – me karakter shenjtor, si të vetin, sepse ai ishte me origjinë shqiptare, mirëpo pasi ai merr fenë ortodokse, konceptet politiko-shoqërore ndryshojnë nga ato të fesë katolike sikurse do të ndryshojnë konceptet e shumë prijësve shqiptarë pas ardhjes së Turqisë në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me deklaratën e deputetit Haki Abazi për zhdukjen…