Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, 66-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
29 mars 2023
| 22:12
Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi për klankosova.tv.
Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë.