Kishte dhënë para me fajde, arrestohet
20 janar 2024
| 12:29
Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 euro viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15000 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.