Kishte ‘harruar’ reçipetat në shtëpi, modelja e famshme tregon më shumë seç duhet me fustanin e tejdukshëm
Emily Ratajkowski ka marrë gjithë vëmendjen së fundmi me veshjen e saj të tejdukshme
Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka marrë gjithë vëmendjen së fundmi, teksa ishte në festën e ditëlindjes së Odell Beckhan Jr., në Nju Jork.
32-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë floriri, që mbërthehej në mënyrë elegante në pjesën e belit. Ndërkohë modelja kishte zgjedhur të mos vishte reçipeta.
Emily Ratajkowski e kombinoi fustanin e tejdukshëm me geta dhe taka të zeza.
Ndërkohë më herët, modelja e famshme mori pjesë në çmimet vjetore të modës CFDA në Muzeun Amerikan të Historisë Kombëtare, ku shkëlqeu me fustanin e shkurtër, ngjyrë të gjelbër, që i theksonte linjat.
Gjatë udhëtimit në Paris, modalja u fotografua në çaste romantike me komedianin, Stephane Bak, megjithatë nuk dihet nëse dyshja janë ende në një marrëdhënie.