Kishte humbur, i mituri kthehet tek familja
25 korrik 2024
| 22:33
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një të personi me nevoja të veçanta, i mituri është gjetur dhe është kthyer te familja.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të mitur.
“Në saje të këtij bashkëpunimi, pas publikimit të fotografisë, është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij. I mituri është kthyer tek familja”, thuhet në njoftim.