Kishte humbur në xhungël, i moshuari mbijeton duke pirë ujë nëpër pellgje

06 shtator 2021 | 14:39

Një pensionist anglez u gjet pas 3 ditësh i humbur në një xhungël të Tajlandës dhe kur u gjet tha se “nuk kishte ndjerë ndonjëherë lumturi më të madhe” sesa të ribashkohej me gruan e tij.

72-vjeçari Leonard Barry Weller po udhëtonte me motor për të vizituar disa miq në provincën Khon Kaen, kur humbi rrugën në pyllin e dendur.

Në temperatura rreth 35 gradë Celcius, i moshuari fjeti në xhungël, aty ku kanë shtëpinë edhe shumë grabitqarë të rrezikshëm. Ai rezistoi tre ditë pa ushqim, duke pirë vetëm ujë nëpër pellgjet e krijuara nga reshjet e shiut.

Ai u gjet 3 ditë pasi kishte humbur dhe menjëherë pasi përqafoi gruan e tij duke qarë, tha: “Jam shumë i lumtur, nuk kam qenë kurrë më i lumtur në jetën time. Këmbët i kam të mpira, por jam i lumtur”.

Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për 15 vite, tha se e kishte parkuar motoçikletën e tij diku për të ecur në një kodrinë, por pastaj kishte harruar nga duhet të shkonte dhe kishte ecur vetëm përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla në sfidën ndaj Hungarisë fitoi më shumë siguri…