Kishte vdekur tre javë më parë, por i fiton zgjedhjet
Është ndarë nga jeta prej tri javësh, por një kandidat republikan për në Asamblenë Shtetërore të Nevadas ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme.
Pronari i një shtëpie publike, i quajtur Dennis Hof, vdiq në biznesin e tij teksa po festonte 72-vjetorin e lindjes.
Emri i tij mbeti në fletën e votimit dhe pavarësisht se tashmë ishte varrosur, arriti të mposhte kundërshtaren e tij, me 63% të votave.
Fushata e Hof ishte e frymëzuar nga Donald Trump, në një zonë ku republikanët kanë shumicë dërrmuese.
Nga ana tjetër, mediat lokale bëjnë me dije se ligji në SHBA thotë se, në raste të tilla kur kandidati vdes, postin e merr një tjetër pjesëtar i të njëjtës parti.
Vlen për t’u përmendur se Nevada është i vetmi shtet në SHBA që ka legalizuar prostitucionin, i cili është përqendruar në disa shtëpi publike kryesisht në zonat rurale.(joq)