Kissinger: Nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s

18 janar 2023 | 09:53

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, tha më 17 janar se pushtimi rus tregon se nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s. Dikur ai kundërshtonte këtë aspiratë të Kievit.

Kissinger së fundmi ka avokuar për një armëpushim në luftën në Ukrainë, që në fakt do të pranonte disa nga fitoret ushtarake të Rusisë.

Por, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Kissinger tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte “rezultati i duhur”.

“Para luftës, unë kam kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse kam pasur frikë se një gjë e tillë do të niste pikërisht këtë proces që tani ne po shohim”, tha Kissinger.

“Tani që ky proces ka arritur në këtë nivel, ideja e një Ukraine neutrale nën këto kushte nuk ka më kuptim”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka përshkruar aspiratat e Ukrainës për në NATO si kërcënim, teksa ai ka justifikuar pushtimin e Ukrainës që e nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq ende…