Kit Harington del publikisht për herë të parë pas rehabilitimit
03 korrik 2019
| 11:30
Kit Harington dhe gruaja e tij, Rose Leslie, u panë bashkë për herë të parë pasi aktori doli nga rehabilitimi.
Ylli 32-vjeçar i “Game of Thrones” dhe 32-vjeçarja u panë duke ecur rreth rrugëve të Londrës, saktësisht në lagjen Soho.
Muajin e kaluar u raportua se Kit Harington ishte në rehabilitim për stres dhe alkool. Atëherë, Kit sapo kishte përfunduar një turne të madh shtypi për sezonin e fundit të “Game of Thrones”.