Kitarović: Nuk e vizitojë Serbinë derisa të zbardhet çështja e të zhdukurve
30 dhjetor 2019
| 22:53
Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç përsëriti se ajo nuk do të vizitojë Serbinë për derisa nuk zbardhet çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi.
“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht nuk kishim çfarë të diskutonim” tha Kitaroviç.
E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm ajo deklaroi se do të dërgon në në arbitrazh kufirin kontestual me Serbinë.