Kjaer: Danimarka ka synuar gjysmëfinalen, tani dëshiron më shumë
05 korrik 2021
| 15:47
Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer ka thënë se qëllimi i Danimarkës ka qenë arritja në “Wembley”, por ai ka bërë me dije se tash synimet e danezëve janë rritur dhe synojnë një sukses historik në Kampionatin Evropian.
“Qëllimi i jonë ishte të shkojmë në ‘Wembley’”, ka thënë Kjaer për UEFA.com.
“Do të gënjeja anëse do të thosha se kjo është mjaftueshëm për ne sepse ne kemi arritur në gjysmëfinale. Tani po mendojmë për t’u rikuperuar, për shkak se pas katër dite ne do të kemi një ndeshje të rëndësishme për ta luajtur. Ne kemi luftuar me thonj dhe dhembë. Ne do të mund të luanin një ndeshje edhe më të mirë, sepse po lëmë kundërshtarët tonë ta marrin iniciativën, por fatmirësisht ne kemi arritur që të mbrohemi mirë”, ka shtuar Kjaer.