Kjaer pensionohet nga Kombëtarja e Danimarkës
Simon Kjaer pas largimit nga Milani është në kërkim të një aventure të re, ndoshta të fundit të karrierës së tij. Ndërkohë, mbrojtësi ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Danimarkës.
“Për çdo gjë ka një fillim dhe fund. Kam vendosur të tërhiqem nga kombëtarja daneze pas 15 vitesh fantastike. Momenti është i duhuri, por jam edhe pak i trishtuar, sepse ndjenja e unitetit brenda dhe rreth kombëtares ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Kur isha 4 vjeç dhe fillova të luaja futboll, nuk ëndërroja të zhvilloja 132 ndeshje me kombëtaren time dhe të merrja pjesë në 6 Kupa Bote dhe Kampionate Evropiane. Jam shumë krenar për privilegjin e madh, të qenurit kapiten i kombëtares për 8 vitet e fundit. Falënderime të përzemërta për të gjithë, federatën, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët e mi të shumtë ndër vite dhe veçanërisht tifozët fantastikë danezë. Faleminderit për gjithçka që kemi arritur së bashku! Ka qenë gjithmonë nder dhe privilegj të përfaqësoj Danimarkën”, ka thënë Kjaer.