Kjaeri do të bëhet kapiten i Milanit, pas gjestit heroik ndaj Eriksenit
Simon Kjaer është kthyer në një hero për të gjithë planetin e futbollit dhe tashmë dhe Milani mund ta shpërblejë duke e bërë kapiten të skuadrës. Siç raportojnë mediat italiane, duket se është marrë tashmë vendimi për t’i dhënë shiritin e kapitenit të kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.
Pas episodit të Eriksen në mënyrë publicitare në rrjetet sociale njerëzit vlerësuan mbrojtësin danez duke bërë thirrje që të bëhej kapiteni i Milanit, një zë popullor që klubi duket se ka vendosur ta dëgjojë.
Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Alessio Romagnolit, trajneri Pioli dhe pjesa tjetër e skuadrës do të përballen me këtë çështje sapo të rinisin përgatitjet, teksa për mendimet janë pro tij. Kjaer demostori aftësi të shkëlqyera për të udhëhequr një ekip brenda fushës në çdo veprim.