Kjo 19-vjeçare shpallet vajza më e bukur në botë
Titullin “Vajza më e bukur në botë” e ka rrëmbyer një modele 19-vjeçare izraelite. Yael Shelbia kryeson në listën vjetore të TC Candler, “100 Fytyrat Më të Bukura të Vitit”.
“Unë kurrë nuk kam dalë e para në asgjë … është shumë bukur”, -tha për Times of Israel 19-vjeçarja, e cila aktualisht po bën shërbimin e detyrueshëm ushtarak në forcën ajrore izraelite.
Modelja thuhet se është në një lidhje me 35-vjeçarin Brandon Korff (nip i miliarderit të ndjerë të CBS dhe Viacom Sumner Redstone), i cili u përjashtua nga Izraeli për thyerjen e rregullave të karantinës këtë pranverë kur ai vizitoi fshehurazi Shelbia-n.
Zeshkania me sy të kaltër, e cila ka qenë në fushata për kompaninë izraelite të modës Renuar, KM earbuds dhe linjën e KKW Beauty të Kim Kardashian, është gjithashtu një yll në Instagram, faqjen e të cilit e ka të mbushur me selfie seksi dhe ka gati 1 milion ndjekës.
Kriteret kryesore në të cilat bazohet përzgjedhja e listës së TC Candler janë: përsosmëria estetike, hiri, eleganca, origjinaliteti, guximi, pasioni, klasi, etj… të gjitha këto të mishëruara në një fytyrë të bukur. Dhe me sa duket, Shelbia i ka të gjitha këto!