Kjo do të jetë e ardhmja e Hysajt
05 maj 2019
| 14:11
E ardhmja e Elseid Hysajt me shumë gjasa do të jetë larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, ka kohë që përflitet për një largim nga qyteti jugor i Italisë dhe zërat e dërgonin në Angli te Chelsea.
Me mbërritjen e Carlo Ancelottit në krye të napoletanëve, Hysaj nuk ka pasur një vend të sigurt në formacion. “La Gazzeta dello Sport” raporton se menaxheri i Hysajt, Xhufredi, ka njoftuar klubin se Hysaj do të largohet në verë, bashkë me të edhe futbollisti tjetër, Mario Rui, që menaxhohet po ashtu nga Xhufredi.
Së fundmi është folur për tratativa me Interin, por kjo ka për të qenë një verë e “nxehtë” për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare.