Kjo do të jetë mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII

14 nëntor 2019 | 15:27

Analisti politik Albert Krasniqi ka treguar moshën mesatare të deputetëve të Legjislaturës së VII.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mosha mesatare e deputetëve të kësaj legjislature do të jetë 44 vjeçare.

Sipas tij, moshën me të re të deputetëve do ta këtë Lëvizja Vetëvendosje, 38 vjeç, kurse, moshën më të madhe do ta këtë AAK-ja, 46 vjeç.

“Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare. Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike: VV 38 vjeç, LDK 43 vjeç, PDK 44 vjeç, AAK 46 vjeç. Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) në “Doosan Arena”, Kosova është mysafire e…