Kjo erë e fortë
03 korrik 2020
| 10:53
Pal Ndrecaj
Ora ka vajtur vonë dhe unë nuk kam gjumë
një erë e fortë përplas degët e kujtimeve
ajo barka që mëdyshej mes valëve në lumë
s’la gjurmë në ujë po në fytyrën time
Lart në kodër një zjarr i madh
ndez krandet e tërë botës
mbledhur aty pak nga pak
O mos i shpini këto që u thyen
sonte tek unë
mos
se do të mbulohet bota në tym të zi
(Nga libri “Nëpër galaktikën që e ke krijuar vetë”, “Armagedoni”, Prishtinë, 2019)