Kjo është 12-shja e Kosovës kundër Irlandës

22 shkurt 2024 | 15:14

Të enjten Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit, ku është përcaktuar 12shja përfundimtare.

Për shkak të lëndimit nuk ia ka dal Lis Shoshi, derisa për shkak të lëndimit nuk janë grumbulluar Erjon Kastrati dhe Domenic Artis, kurse Jan Palokaj për shkak të dokumentacionit.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion prej 25 biznesesh nga sektorë të ndryshëm të…