Kjo është 15-shja e parë e kandidatëve të PDK-së për deputetë

11 dhjetor 2024 | 18:29

Partia Demokratike e Kosovës është njëra nga partitë që ende nuk e ka publikuar listën me 110 kandidatë për deputetë.

Megjithatë, Periskopi ka mësuar 15 emrat që janë më së larti, në listën e kësaj partie.

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza është i pari, kurse kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi është i dyti.

Nënkryetarja Vlora Çitaku është e treta kurse nënkryetari Kuvendit nga PDK, Enver Hoxhaj është i katërti.

Top 15-shja vazhdon me Eliza Hoxhën, ish-komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën, Bernard Nikajn, Sala Jasharin, Abelard Tahirin, Jakup Nurën, Ganimete Musliun, Blerta Deliun, Xhavit Halitin dhe Kujtim Gashi, poashtu në numrin 16 është Ferat Shala dhe 17 Elmi Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…