Kjo është agjenda e dy qeverive sot në mbledhjen e përbashkët në Elbasan
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo mbledhje do të mbahet në Elbasan.
Delegacioni i Kosovës pritet të arrijë në ora 09:45 të mëngjesit në Elbasan.
Në kuadër të agjendës thuhet se pos takimit të përbashkët të dy qeverive, do të ketë edhe takim të ndarë mes dy kryeministrave atij të Kosovë Albin Kurti dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
Agjenda e plotë:
Elbasan, 26 nëntor 2021
E premte, 26 nëntor 2021
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
(Vendi: Fish City, Elbasan)
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi: Fish City, Elbasan)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi: Fish City, Elbasan)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi: Fish City, Elbasan)
Gjuha e punës: Shqip
12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan)
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
(Vendi: Fish City, Elbasan)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve