
Kjo është agjenda e presidentes për Ditën e Çlirimit
11 qershor 2023
| 20:55
Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar për agjendën që presidentja do ta ketë më 12 qershor, në Ditën e Çlirimit.
Fillimisht Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga ora 08:30.
Më pas, në orën 08:40, Osmani bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 09:30 presidentja Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Nga ora 11:00 presidentja Osmani do të bëjë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.
Në orën 18:00 Osmani do të marrë pjesë në pritjen e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit.