Kjo është agjenda e u.d. presidentes për pritjen e liderëve të partive politike

22 dhjetor 2020 | 12:22

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fillon sot konsultimet me partitë politike, raporton “Epoka e re”.

Në orën 13.00 , u.d. presidentja Osmani e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, në orën 14.00 Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Nesër u.d. presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur…