Kjo është agjenda e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë ai do të takohet me homologun e tij nga Kosova, Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe zyrtarë të tjerë.
Kjo është agjenda e plotë e vizitës së tij në Kosovë:
08:00 – Arritja në Terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, pritje nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.
08:30 – 08: 40 – Pritje me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë).
08:45 – 09:40 – Takimi i dy delegacioneve (Kabineti i Kryeministrit-PAMJE).
09:40 – Konferenca për medie (Objekti i Qeverisë, Salla P38).
10:15 – 10:45 – Pritje e delegacionit nga Mali i Zi te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. (Vetëm PAMJE).
11:00 – Koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”- Zona Industriale, Prishtinë