Kjo është agjenda për festimin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën festive për 12-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas kësaj agjende më 17 shkurt, në orën 08:00, në oborrin e Qeverisë së Kosovës bëhet ngritja e flamurit të Kosovës.
Dhe sipas këtij njoftimi do të ketë homazhe te kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vendosje kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Gjithashtu në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne.
Kjo është agjenda e plotë:
08:00
Ngritja Flamurit
(Të pranishëdy udhëheqësit shtetërorë dhe KOMFSK, Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së)
Vendi: Oborri i ZKM-së
09:10
Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari
(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë në Kompleksin Adem Jashari)
Vendi: Prekaz –Skenderaj
10:30
Vendosje kurorash te varri i ish –Presidentit Rugova
(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova)
10:40
Vendosje kurorash te varri i Veprimtarit Adem Demaçi
(Vendosje kurorash nga dyudhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi)
Vendi: Varrezat në Velani – Prishtinë
11:00
Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës
(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e SH. S. Znj.Vjosa OSMANI Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dyudhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet SH. S. Znj. Vjosa OSMANI)
Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës
12:00
Vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës
Trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse SH.S. Znj. Vjosa OSMANI, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe SH.T.Z Albin KURTI, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”
18:00
Pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës
(Pritje për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën kujdesin e
SH.T.ZHashim THAÇI President i Republikës së Kosovës.
Të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.
Vendi: Bogdanipolis – Katedralja Shën NÊNË TEREZA