Kjo është agjenda për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës
Nesër (e mërkurë) në orën 11:00 në Sheshin ‘Skënderbeu’ do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të flasin edhe presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Madeleine Albright.
Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për shënimin e njëzetvjetorit të çlirimit. Të pranishëm në këtë përvjetor jubilar do të jenë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madelene Albright dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.
11 qershor
20:00-21:00 – Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
12 qershor
11:00-12:30 – Tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në Sheshin ‘Skënderbeu’
14:00-14:30 – Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond” deri te busti i sekretares Albright
14:35-14:50 Përurimi i bustit të sekretares Albright, Sheshi “Albright”, afër “American School of Kosova”
15:00-15:15 – Vizitë në bulevardin dhe afër shtatores së Bill Clintonit
17:00-19:30 – Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 vjet liri: një vizion për paqe të qëndrueshme”.
/Epoka e re/