Kjo është agjenda për shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

03 mars 2019 | 13:47

Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars 2019, organizon manifestimin gjithëpopullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky manifestim organizohet në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Agjenda e plotë e Epopesë së UÇK-së:

1. Më mars 2019

• Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari  dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.

• Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së.

2. Më 6 mars 2019
• Nga ora 10:00, do të bëhen homazhe pran varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

• Nga ora 12:00, të behën homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Republikën e Kosovës.

• Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 15:30, realizohet seanca solemne e cila do t’i kushtohet, Epopesë së UÇK-së, rënies heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri.

• Në ora 18:00, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

3. Më 7 mars 2019

• Nga ora 17:45, në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të ndezën flakadanët dhe me pas në sheshin “Adem Jashari’’do te mbahet një program kulturor-artistik.

4. Aktivitete tjera:
Në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të ,Epopesë së UÇK-së do të organizohen turne ndërkombëtar dhe aktivitete si në vijim: (shih tabelat)

No photo description available.No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka ruajtur vendin e…