Kjo është agjenda shtetërore e Kosovës për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë

14 shkurt 2019 | 17:09

Më 17 shkurt Republika e Kosovës mbush njëmbëdhjetë vjet të shtetësisë së saj.

Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, institucionet e vendit do të organizojnë aktivitete të ndryshme.

Më 17 shkurt, në orën 8:45, në prani të liderëve shtetërorë para ndërtesës së Qeverisë do të ngritët flamuri i Republikës së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Ndërkaq seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 12:20.

Kurse në orën 13:00 deri në orën 14:00 do të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Kjo është agjenda e plotë:

E shtunë, 16 shkurt 2019
09:00
Deklarata e Pavarësisë
Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

E diel, 17 shkurt 2019
08:00- 08:30
Mbledhja festive e Qeverisë
Vendi: Objekti i Qeverisë
08:30 – 08:45

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
Të pranishëm liderët shtetërorë
Vendi: Oborri i Qeverisë
08:45 – 09:00

Vendosje kurorash tek shtatorja e ish-presidentit
Dr. Ibrahim Rugova
Nga liderët shtetërorë
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”
09:40 – 09:50

Vendosja e kurorave në kompleksin
“Adem Jashari” në Prekaz
Nga liderët shtetëror
10:45 – 11:30

Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Objekti i Kuvendit
12:20 – 13:00

Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”
13:00 – 14:00

Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK
Vendi: Swiss Diamond Hotel
19:30

Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)
Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Sh.T. Ramush HARADINAJ
Vendi: “VENUS” Hotel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga…