Kjo është agjenda shtetërore për 28 nëntor
27 nëntor 2022
| 09:43
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka publikuar agjendën shtetërore për 28 nëntor, me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.
Nga ora 09:00 do të bëhen homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Më pas, nga ora 10:00, do të bëhen homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Ngjarjet e tjera do të zhvillohen deri në orën 19:00.