Kjo është aktakuza për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin në gjuhën shqipe
Gjykata Speciale e ka publikuar të premten aktakuzën në gjuhën shqipe kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, është thënë në aktakuzë.
Në aktakuzë ndër të tjera, ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.
Linku i aktakuzës në gjuhën shqipe: https://drive.google.com/file/d/1v170ms0ERmttQ5IAhHkFEOzsFy0LkRQC/view.