Kjo është anëtarja më e re e PDK-së
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar sot se Jona Hoxhaj, ish-asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, është anëtarja më e re e PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve.
Postimi i plote i Veselit:
Jona Hoxhaj është një e re premtuese, e shkolluar mirë, e cila prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, pastaj në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë disavjeçare si menaxhere në sektorin privat.
Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.
Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!