Kjo është arsyeja e bastisjes që po kryen policia në Telekom

06 mars 2020 | 11:42

Nga Telekomi i Kosovës kanë dhënë detaje për bastisjen e nga Policia e Krimeve Ekonomike, që është kryer sot në këtë institucion.

Nga Telekomi kanë bërë të ditur se bëhet e ditur për një mashtrim që ka ndodhur nga një kompani, me pronar një maqedonas.

Menduh Abazi, zëdhënës  i Telekomit para mediave ka thënë se dëmi i shkaktuar nga ky mashtrim tejkalon vlerën e 100 mijë eurove. “Është një kompani e cila na ka mashtru me disa dokumente të falsifikuara. Ne  i kemi ftuar organet dhe ato kanë ardhur dhe kanë kryer punët e veta. Është hera e parë që ne po e inicojmë një rast të tillë. Diku mbi 100 mijë euro është dëmi nga mashtrimi i dyshuar. Ky rast është inicuar në fund të vitit të kaluar. Kanë ardhur policët dhe kanë kryer punën e vet në bazë të dyshimit për mashtrim. Personi i dyshuar është shtetas i Maqedonisë dhe është arrestuar në Ferizaj”, ka thënë ai.

Bastisjen e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Bastisja ka ndodhur me urdhër të gjykatës kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia ka hyrë në…