Kjo është arsyeja e takimit të kryeministrit me Leonora Jakupin

29 gusht 2018 | 16:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të mërkurën në takim këngëtaren, Leonora Jakupi, të cilën e ka siguruar se babai i saj dëshmori Qazim Jakupi do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje si dhe të dëshmorit Qazim Milazim Jakupi.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin…