Kjo është arsyeja pse Nuhiu nuk iu bashkua Riedit

18 shkurt 2021 | 11:05

Drejtori sportiv i Riedit, Wolfgang Fiala, ka pranuar se kanë qenë deri në fund të afatit kalimtar në bisedime me sulmuesin e Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Por, ai ka zbuluar se transferimi i Nuhiut dështoi për shkak të çështjes së parave. “Për më tepër kishte shumë detaje për t’u sqaruar, por ato nuk përputheshin nga të dyja palët”, ka thënë Fiala në një intervistë dhënë për “LAOLA1”.

Sulmuesi 31-vjeçar është pjesë e APOEL Nicosias së Qipros, skuadër që iu bashkua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në maj të vitit 2022. Ai këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 16 ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se…