Kjo është arsyeja pse u prish miqësia mes Albës dhe Vesës
30 korrik 2024
| 11:24
Ish konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë aktive në mediat sociale.
Së fundmi ajo ka komentuar prishjen e miqësisë me Albën, dhe “zëvëndësimin” me Ilirianën – edhe këto nga BBVK.
Vesa njëanshmërisht dha një arsye për distancimin nga Alba, dhe duket të jetë mungesa e respektit.
“Ti je kon me Albën shoqe ma e mirë, qa u bo tash me Ilirianën”, ishte komenti drejtuar Vesës nga një ndjekës anonim.
“Rri edhe ju jap respekt, atyre që më japin”, është përgjigjur Vesa.
Në një intervistë të fundit, Vesa ka zbuluar po ashtu se Adri e Iliriana i kanë ndenjur afër gjatë disa periudhave jo të lehta pas BBVK.